Gafa e Putinit, quan të dehur gazetarin me aftësi të kufizuara (Video)

Ndryshe

Gafa e Putinit, quan të dehur gazetarin me aftësi të kufizuara (Video)

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 23:11

Një gazetar i cili u soll çuditshëm ndërsa po merrte në pyetje Presidentin rus, Vladimir Putin, u ofendua pasi u quajt i dehur, në një kohë që kishte probleme të rënda shëndetësore.

Gazetari u prezantua para Putinit, si Vladimir Mamatov nga gazeta “Reporter” nga qyteti Kirov. Por u desh pak kohë që ai të formulonte pyetjen e tij për Presidentin. Në dukje ngjante sikur ishte duke folur përçart.

Ai e pyeti kreun e shtetit se pse “Kvas”, një pije gjysmë alkoolike vendase, nuk mund të shitet bashkë me pijet e tjera të lehta në supermarket. Por përgjigja e Putin ishte:

“Mesa shoh ti e paske pirë që tani pjesën tënde të “Kvas”, tha Putin duke aluduar se gazetari ishte i dehur.

“Doja t’ju jepja ju të provoni nga pija jonë, por forcat e sigurisë nuk më lanë të sillja gjë. Në bëjmë një “Kvas” të mirë. Kemi kohë që e bëjmë”, tha gazetari.

“E shoh këtë gjë”, ja ktheu Putin, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“Gazetari i pirë”, është bërë një objekt diskutimi në Rusi tani, dhe videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Vladimir Mamatov ka probleme shqiptimi për shkak se ka kaluar dy iktuse cerebrale, por formulimi me vështirësi dhe kujdes i pyetjeve, u përqesh dhe u tall, në vend që të duartrokitjeve dhe vlerësimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat