Posta i humb pitonin

Ndryshe

Posta i humb pitonin

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:58

Një grua nga Oklaoma është ankuar sepse gjarpri i saj, një piton, ishte zhdukur prej disa ditësh dhe gjithçka për faj të Shërbimit Postar FedEx.

Gruaja, një adhuruese e zvarranikëve, Lesley Marshall porosity një piton nga Angola përmes internetit dhe me padurim ndoqi me interest ë gjithë udhëtimin e tij nga website i një kompanie.
“E premtja erdhi dhe asnjë piton. Telefonova FedEx dhe ata më thanë që nuk e dinë se ku ishte pitoni im” tha Marshall.

Marshall telefonoi FedEx-in disa herë përgjatë ditëve të fundit derisa më në fund, gjapri I zhdukur u gjet.
Në momentin që Lesley hapi kutinë, pa që gjarpri pothuajse ishte ngrirë nga të ftohtit.
Ajo beson se nëse pakoja do të ishte gjendur disa orë më vonë, gjarpri I saj mund të kishte ngordhur. Marshall ka bërë një ankesë ndaj kompanisë FedEx dhe shpreson që shërbimi postar në të ardhmen të jetë më i kujdesshëm kur bëhet fjalë kryesisht për dërgesa kafshësh.
“Mos prishni Krishtlindjet e njerzve. Mos i merrni jetën një kafshe” tha Marshall.
Pas shumë debateve dhe ankesave, më në fund Lesley e morri pitonin e saj, të cilin e quajti “Jenx”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat