Beqare dhe me fëmijë, dhurata që mori nga një i panjohur (Foto)

Ndryshe

Beqare dhe me fëmijë, dhurata që mori nga një i panjohur (Foto)

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:58

Mori para nga një i panjohur, pa asnjë arsye. Nëse mund të duket fantazi, anglezja Kayleigh Moran e ka përjetuar vetë. Gruaja teksa po shëtiste me vajzën e saj një vjeç e gjysmë Daisy në Ashton, Greater Manchester, mori një zarf misterioz nga një i panjohur.

Menjëherë sapo e dorëzoi, burri u largua me shpejtësi. Kur e reja hapi zarfin gjeti një letër ku shkruhej “Gëzuar Krishtlindjet” dhe brenda kishte 200 sterlina ose rreth 300 euro. “Nuk mund ta besoja, isha e befasuar. Nuk mund ta besoj se dikush mund të jetë kaq i mirë.

Dua ta falenderoj publikisht kushdo qoftë ai, pasi më ka bërë një dhuratë të mirë për mua dhe vajzën time. Jemi të vetme, babai nuk ka dashur ta njohë kurrë Daisy. Me këto para mund të shkojë në Uells, për ti kaluar Krishtlindjet me nënën time. Ai burrë nuk donte që të njihej, por unë dua që ti them faleminderit”, shprehet Kayleigh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat