Anija sa katër fusha futbolli!

Ndryshe

Anija sa katër fusha futbolli!

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 09:06

Në Korenë e Jugut është në përfundim e sipër ndërtimi i anijes më të madhe në botë. Ajo është e gjatë rreth një gjysmë kilometri, ndërsa platforma e saj duket sa katër fusha të futbollit.

Ky kantier detar po ndërtohet nga kompania “Samsung Heavy Industries”, ndërsa është porositur nga gjiganti i gazit dhe energjisë, kompania “Shell”, njofton BBC.

E njohur me emrin “Prelud”, anija së shpejti do të niset drejt ujërave të Australisë dhe është projektuar për të nxjerrë, përpunuar dhe transportuar “gazin natyror”, që të gjitha brenda saj.

Në ndërtimin e kësaj anije Samsung kishte angazhuar 25 mijë punëtorë, ndërsa gazi që do të nxirret dhe përpunohet aty do të jetë shumë më i pastër dhe më pak i ndotur për ambientin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat