Canberra rekord Guinness për dritat e krishtlindjeve

Ndryshe

Canberra rekord Guinness për dritat e krishtlindjeve

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 00:09

Canberra ka vendosur një rekord të ri botëror Guinness për dritat e saj të Krishtlindjeve, ku të enjten në mbrëmje qyteti ndriçoi pas ndezjes së një milion dritave për periudhën festive të fundvitit.
Sipas mediave australiane, çmimi vlerëson arkitektët e dritave, dizenjatorët dhe inxhinierët që projektuan të gjithë sistemin e dritave në kryeqytetin australian.
Koordinatori për intsalimin e sistemit, David Richards thotë se dritat e krishtilndjeve janë një aktivitet tradicional familjar. Ai shton se asgjë tjetër nuk do të zëvendësonte dritat, pasi edhe fëmijët e pëlqejnë shumë diçka të tillë.
Sipas tij dritat e krishtlindjeve i bashkojnë njerëzit , i bëjnë më të lumtur dhe më të qeshur. Kjo është edhe arsyeja apo motivacioni i dritave të krishlindjeve.
Ricard ka marrë një tjetër çmim Guinness vitin e kaluar për dekorimin e shtëpisë së tij me 502 mijë e 165 drita. Paratë e aktivitetit do të shkojnë në ndihmë të familjeve me probleme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat