Ja ç’ndodh kur drejtësinë e vendos populli!

Ndryshe

Ja ç’ndodh kur drejtësinë e vendos populli!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 22:41

Kur drejtësia lihet në duart e masave, pasojat mund të jenë tepër të rënda .

Një 27-vjeçar nga Kili e pësoi shumë keq, pasi grabiti një pensionist nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ndodhi në Santiago, ku 27-vjeçari në mes të ditës kërcënoi me thikë dhe më pas grabiti paratë e një pensionisti.

Por kjo gjë nuk u prit mirë nga dëshmitarët e ngjarjes të cilët pasi e kapën, vendosën t’i bëjnë një gjyq në publik, pa pritur që më parë të mbërrinin forcat e policisë.

Ata e zhveshën dhe më pas e lidhën me ngjitës në shtyllë 27-vjeçarin, duke e turpëruar në sy të të gjithë kalimtarëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat