E Premtja e Zezë, kaos në Britani (VIDEO)

Ndryshe

E Premtja e Zezë, kaos në Britani (VIDEO)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:14

Skena dhune dhe kaosi kanë shpërthyer ditën e sotme në Britaninë e Madhe, ndërsa miliona klientë janë vërsuluar në dyqane dhe supermarkete për të blerë mallra dhe shërbime me ulje, në ditën e Të Premtes së Zezë.

Për shkak të rrëmujës, dhjetëra supermarkete thirrën policinë, pasi shitjet në mesnatë degraduan në kaos, ku klientët përplaseshin me njëri-tjetrin dhe shpesh përfundonin në dysheme, ndërsa po garonin për televizorë që kishin arriturnë 60 paund.

Një dyqan “Tesco” në Mançester duhej të mbyllej për 36 minuta, ndërsa një klient u arrestua, i dyshuar për kërcënim, pasi i kishte thënë një pjesëtari të stafit se do t’ia grushtonte fytyrën.

Një zyrtar i lartë policie deklaroi se masat e sigurisë gjatë shitjeve në të Premten e Zezë dështuan, pasi situata ishte e parashikueshme, por dyqanet nuk kishin staf të mjaftueshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat