Histori tronditëse: Burri e bëri prostitutë (Video)

Ndryshe

Histori tronditëse: Burri e bëri prostitutë (Video)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 09:23

Për shkak se kishte vozitur nën ndikim të alkoolit, burri i saj kishte pësuar aksident me makinë, pas të cilit kishte ngelur i palëvizshëm. Për të ushqyer familjen e saj, gruaja filloi të merrej me prostitucion. Por, historia saj nuk përfundon këtu.
Kjo histori, edhe pse na kujton ndonjë film, në të vërtetë ka ndodhur në jetën reale.

Kësaj herë ajo është vetëm pjesë e aksionit humanitar, iniciuar nga regjisori, Pankaj Thakur, dhe shoqata bamirëse indiane, "Mission Sharing Knowledge".

"Burri im më bëri prostitutë", është titulli i video-xhirimit të këtij regjisori. Aksioni humanitar shfaq të gjitha rreziqet që bart vozitja në gjendje të dehur dhe pasojat e saj, të cilat kryesisht mbulohen nga familjet e viktimave.

“Familja juaj e paguan çmimin. Mos vozitni në gjendje të dehur!”, është porosia e këtij aksioni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat