Lamborghini që kushton mbi një milion euro, merr flakë gjatë lëvizjes (Video)

Ndryshe

Lamborghini që kushton mbi një milion euro, merr flakë gjatë lëvizjes (Video)

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:06

Sapo kishte përfunduar kontrollin në një garazh në Londër, vetura luksoze digjet vetëm disa metra më tutje.
Mu për këtë, pronari i veturës, Jon Hunt, ka ngritur padi kundër firmës që e ka bërë kontrollin e Lamborghinit Miura SV.

Në momentin kritik, veturën e vitit 1971 po e voziste djali i miliarderit Hunt, i cili del jashtë pasi ka vërejtur një tym të bardhë.

Djaloshi – emri i të cilit nuk është bërë publik – ka dalë i palënduar, ndërsa shihte veturën luksoze tek i digjej para syve.

Burri 61 vjeçar, pasuria e të cilit është konsideruar nga Times Rich List të jetë mbi një miliard dollar, ka vendosur të ngre padi dhe të kërkojë kompensim.

Nga garazhi “H. R. Owen Dealerships Ltd”, i njohur për riparimin e veturave luksoze, Hunt kërkon një kompensim prej 800.000 eurove, si dhe kthimin e parave që kishte paguar për riparim. Mail Online ka kontaktuar me këtë kompani, por ende nuk ka arritur të merr përgjigje nga ata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat