Shtirej se nuk kishte para për bukë, e në bankë kishte mijëra dollarë

Ndryshe

Shtirej se nuk kishte para për bukë, e në bankë kishte mijëra dollarë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:04

Policia iraniane ka arrestuar një lypës që në xhepat e tij kishte mijëra dollarë, ndërsa shumë më tepër, kishte në dy llogari të ndryshme bankare.
Një burrë i paidentifikuar 64-vjeçar, ish shitës në rrugë, u ndalua nga një patrullë policore në Bukan, gjatë aksionit për heqjen e lypësve nga rrugët e qytetit veriperëndimor iranian.

Kur e kontrolluan, në xhepa i gjetën 110 milionë rial (rreth 3370 dollarë). Hetimet e mëtejme treguan se lypsari, në dy llogari të ndryshme bankare, në total kishte 47,550 dollarë.

Detajet se si ky person i bëri këto të holla, janë të njohura, ndërsa paratë iu konfiskuan dhe do të përdoren për financimin e qendrës lokale për ndihmë sociale.

Muajin e kaluar, presidenti iranian, Hassan Rouhani, urdhëroi policinë që të largoj lypsarët nga rrugët dhe të identifikojnë rrjetet kriminale që i udhëheqin ata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat