Kjo është dashuria: Janë martuar para 89 vitesh! (Video)

Ndryshe

Kjo është dashuria: Janë martuar para 89 vitesh! (Video)

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 14:31

Karam dhe Kartari Chand kanë së bashku 211 vjet, ndërsa plotë 89 vjet janë të kurorëzuar, e cila i bën ndoshta çiftin më të vjetër në botë.
Ata u martuan në dhjetor të vitit 1925 në Indi, kur ishin mjaft të ri, pothuajse fëmijë.

Çifti Chand, të cilët tani jetojnë në Bradford, Anglinë veriore, ka tetë fëmijë, 27 nipër e mbesa dhe shumë stërnipër, transmeton Telegrafi.

Të shtunën e kaluar festuan ditëlindjet e tyre – Kartari 109, ndërsa Karami 102, të rrethuar nga të afërmit, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga India.

“Ishte një ditë e veçantë për familjen. Lumturia është të jesh së bashku”, i tha Daily Mail, djali i tyre, Pauli.

Kur u pyet se cili është sekreti i jetëgjatësisë së prindërve të tij, Paul gjithashtu tha - një jetë pa stres.

“Ha gjithçka që më hahet, por me masë. Kurrë nuk jam ndal së shijuari jetën”, tha Karam, e cila tymos vetëm një cigare në ditë dhe pinë një gotë me alkool, tri herë në javë.

“Kemi jetuar një jetë të mirë. Ne ishim gjithmonë bashkë, të përkushtuar ndaj familjes. Është me të vërtetë e thjeshtë”, përfundoi Karam.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat