Humbin me rezultatin 20-0, arsyeja? Një lopë..

Ndryshe

Humbin me rezultatin 20-0, arsyeja? Një lopë..

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 22:33

Një ekip i ligës amatore franceze, Marly-Gomont, humbi një garë me rezultatin e pabesueshëm, 20-0, për një arsye shumë të veçantë.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në një kampionat amator, ku skuadra Marly-Gomont humbi 20-0 kundër rivalëve Tupigny.

Situata nuk ishte shumë dëshpëruese kur rezultati ishte 5-0. Por ajo u bë e tillë, kur portieri vendosi që të lërë lojën, pasi lopa e tij ishte duke lindur.

Portieri në fakt ishte dhe fermer, dhe nuk mundej që kurrsesi të humbiste këtë rast.

Për të zëvendësuar atë, hyri presidenti i klubit, Alain Braghèri 61 vjeç, i cili nuk qe në gjendje të mbante rezultatin, por mori edhe 15 gola të tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat