Obama: "E dua Meril Strip dhe burri i saj e di, madje edhe Mishela" (VIDEO)

Ndryshe

Obama: "E dua Meril Strip dhe burri i saj e di, madje edhe Mishela" (VIDEO)

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:08

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se ka rënë në dashuri, edhe pse nuk po fliste për Mishelën, duke sqaruar se ajo e kupton këtë.

“E kam thënë publikisht: E dashuroj Meril Strip. E dua. Burri i saj e di që unë e dua. Edhe Mishela e di që unë e dua. Askush prej tyre nuk mund të bëjë diçka”, tha Presidenti në ceremoninë e Medaljeve të Lirisë, të hënën.

Obama nderoi me titullin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara, 18 vetë, ndër të cilët, aktoren Strip, muzikantin, Stivi Uandër, autorin kiliano-amerikan, Izabel Alende, gazetarin Tom Brokav dhe kompozitorin Stefan Sondhajm,

Duke buzëqeshur, Obama e mbuloi aktoren me lavdërime, duke e komplimentuar për filmin “Out of Africa” (Jashtë Afrikës).

“Ajo i përjeton personazhet aq plotësisht dhe me dhembshuri”, tha presidenti për aktoren tre herë fituese të çmimit Oskar, gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu, ai vlerësoi aftësitë e saj muzikore dhe aftësinë e saj të mrekullueshme për të folur çdo

Strip ka fituar një Oskar në vitin 2012 për rolin e saj si Margaret Theçër në filmin “The Iron Lady” (Zonja e Hekurt). Po ashtu, është kthyer në shtëpi me një statujë të artë në 1980-n për filmin “Kramer vs. Kramer” dhe në 1983-shin për “Sophie’s Choice” (Zgjedhja e Sofias).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat