I pjellë lopa, futbollisti e lë ndeshjen!

Ndryshe

I pjellë lopa, futbollisti e lë ndeshjen!

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:36

Një rast qesharak ka ndodhur në ligën e pestë të Francës. Portieri i skuadrës franceze, Marli Gomon e la skuadrën në “lloç” pas një telefonate që ka pranuar gjersa ishte në fushë. Ai ishte në dijeni se lopa e tij kishte për të pjellur gjatë ditës, për çka edhe kishte mbajtur telefonin afër porte.
Në minutën e 25 të ndeshjes ai pranoi telefonatën nga një fermer se lopa e tij është duke pjellur. Me të dëgjuar lajmin ai e ka braktisur ndeshjen duke shkuar me shpejtësi në stallë, transmeton sportplus.

Gjyqtari lejoi që vendin e tij në portë ta zë pronari i skuadrës që ishte në moshën 60 vjeçare. Bilanci i ndeshjes ishte qesharak pasi që skuadra e Marli Golmon u mposht me rezultat 20-0.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat