E braktis 19-vjeçarja, 80-vjeçari i hedh acid në fytyrë

Ndryshe

E braktis 19-vjeçarja, 80-vjeçari i hedh acid në fytyrë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 08:22

Ishin frekuentuar për thuajse një vit. Por pastaj, Viki Horsman, 19-vjeçe, kishte vendosur të prishte marrëdhënien me 80-vjeçarin Mohamed Rafik dhe për këtë është shpërfytyruar me acid. Po zhvillohet këto ditë në Angli procesi që ka si të pandehur pensionistin mysliman, Rafik, i akuzuar se ka paguar një person për t’i hedhur acid në fytyrë ish-të fejuarës, 60 vite më e re se ai, e cila për hir të dashurisë, ishte konvertuar në fenë myslimane.
Siç raporton shtypi anglez, Viki, një 19-vjeçare britanike si shumë të tjera, kishte filluar të frekuentohej me pensionistin pas një periudhe të vështirë, ku në fillim kishte humbur prindërit dhe pastaj gjyshen. Ai kishte këmbëngulur që ajo të ndryshonte fenë, duke ndryshuar edhe emrin e saj, në Alena Rafik. Dhe ajo, siç ka thënë para gjykatësve, e kishte pranuar, duke menduar se do të mbante vetëm shaminë mbi kokë dhe do të kryente ritet e faljes së fesë myslimane.
Por shumë shpejt, Rafik ishte bërë xheloz e posesiv dhe Viki kishte vendosur ta linte: një vendim që Rafik nuk e pranoi asnjëherë. Për këtë, kishte vendosur ta ndëshkonte duke e shpërfytyruar me acid. I moshuari kishte rënë dakord me një tjetër të pandehur, Stiven Holmes, ndërsa ai dhe vajza ndodheshin në shtëpinë e një mikeshe.
“Rafik më thirri, duke më thënë që në derë ishte një person që më kërkonte mua, – ka treguar Viki në gjykatë, siç shkruan sot gazeta angleze ‘Daily Mail’ në versionin e saj on line – Kur mbërrita, pashë një njeri me kapuç mbi kokë që më hodhi në fytyrë lëngun e zi. Pastaj u largua dhe më la në tokë, duke ulëritur nga dhimbjet”. Vajza u dërgua menjëherë në spitalin “Mbretëresha Elisabetë”, ku iu diagnostikua një djegie e shkallës së thellë në fyt, në kraharor dhe mbi krahë.
Djegie për të cilat duhet të bëjë akoma terapi për disa vjet dhe që duhet t’u nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale për estetikë. “Mohamed nuk e pranoi asnjëherë fundin e marrëdhënies sonë, – ka shpjeguar Viki, – u detyrova ta lë, sepse ishte shumë i bindur që e tradhtoja, por ai vazhdonte duke u shtirur se gjërat ishin në rregull”. Tani, Rafik, Stiven Holmes dhe një tjetër bashkëpunëtor, duhet të përgjigjen përpara gjykatës për plagosje të rëndë ndaj 19-vjeçares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat