36 vjeçarja që fle 21 orë në ditë

Ndryshe

36 vjeçarja që fle 21 orë në ditë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 00:03

Një 36-vjeçare angleze vuan nga një çrregullim i rrallë që e detyron atë të flejë rreth 21 orë në ditë.

Ndërsa 3 orët që mbesin ajo rri zgjuar vetëm falë ilaçeve, të cilat e bëjnë të ndihet shumë e pafuqishme.

“Jeta ime kalon duke fjetur. Kam humbur shumë gjëra. Nuk kam një jetë sociale, nuk kam një jetë private. Me këtë sëmundje nuk jeton, thjesht ekziston”, thotë Helen Waterson për ‘Sunday Mirror’.

Helen vuan nga sindroma Kleine-Levin, e quajtur ndryshe edhe sëmundja e Bukuroshes së Fjetur. Ky çrregullim prek rreth 1 000 persona në të gjithë botën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat