Julien Blanc është personi më i urryer në botë!

Ndryshe

Julien Blanc është personi më i urryer në botë!

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 22:26

Julien Blanc, mund të jetë "personi i parë të cilit i është mohuar viza për shkak të seksizmit.
25 vjeçari Julien Blanc, është nga Kalifornia dhe ai mban një kurs ku mëson meshkujt se si të joshin femrat. Trajnimi që mban ai, kushton rreth 2 mijë dollarë.

Mirëpo Britania ia ka ndaluar atij hyrjen në këtë vend, në mënyrë që të mbajë kursin e tij të çuditshëm, për shkak se "shteti britanik, vlerëson se ai përdorë teknike abuzive të cilat ndonjëherë mund të jenë edhe promovim i përdhunimit", njofton New York Times.

Për këtë arsye, me të marrë vesh metodat që ai përdorë për t'i mësuar meshkujt se si t'i joshin femrat, Britania ia ka refuzuar atij vizën për të hyrë në këtë vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat