Shkroi inicialet e tij brenda Koloseut, dënohet me gjobë dhe burg turisti

Ndryshe

Shkroi inicialet e tij brenda Koloseut, dënohet me gjobë dhe burg turisti

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 08:27

ITALI-Një turist rus është dënuar nga një gjykatë italiane me një gjobë prej 20 mijë eurosh pasi ka gdhendur brenda Koloseurt një shkronjë “K” që përkon me emrin e tij, raporton Ansa.

Turisti 42 vjeç, që nuk ka asnjë precedent gjyqësor, u kap në flagrancë të krimit duke gdhendur një germë “K” të madhe rreth 17 centimetra të gjerë dhe 25 të lartë me një gur të gjetur brenda Koloseut, në një mur me tulla.

I marrë në pyetje nga karabinierët, ai u dënua gjithashtu me katër muaj burg por me mundësi apelimi.

Që prej fillimit të vitit 2014, është turisti i pestë i Koloseut që dënohet për dëmtim të objektit të lashtë kombëtar. Personat e tjerë që janë dënuar janë dy australianë, babai me djalin, dhe dy adoleshentë njëri kanadez dhe tjetri brazilian.

Sipas të përditshmes “Il Messaggero”, pas këtij rasti, numri i kamerave të brendshme do të rritet për të vëzhguar edhe cepat më të fshehtë. Një autopalant i madh i vendosur në të hyrë do të tregojë në gjashtë gjuhë sjelljen që duhet mbajtur. Ndërsa tabelat në të hyrë do të japin informacionin mbi dënimet për shkelësit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat