Gratë që ndryshuan botën e muzikës klasike

Ndryshe

Gratë që ndryshuan botën e muzikës klasike

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 23:13

Bota e muzikës klasike u kërcënua nga skandali së fundmi, kur një historian muzike, i quajtur profesor Martin Jarvis, bëri të ditur teorinë e tij shpërthyese, se disa nga veprat muzikore të J. S. Bah ishin në fakt të shkruara nga gruaja e tij e dytë, Anna Magdalena.

Në dokumentarin e tij të ri, përshkruhet një mister 300-vjeçar me nota detektivësh, ku vihen në pikëpyetje faktet që dimë rreth kompozitorit dhe ngrihen mite të reja.

I mbështetur te “prova mahnitëse pamore”, dokumentari pretendon se shkrimi i dorës në disa dorëshkrime origjinale të Bahut, nuk ishte as i atij që i kopjonte, as i atij që i deshifronte.

Me kalimin e viteve, shumë punë të vogla të Bahut i janë riatribuuar të tjerëve me pak bujë. Pra, përse kjo po shkakton kaq shumë probleme? Jo vetëm që pjesët që vihen në pikëpyetje janë disa prej më të mirave të Bahut, por sugjerimi që mund të jenë shkruar nga një grua dhe jo nga një tjetër burrë, e bën situatën më interesante dhe cenon themelet e patriarkisë muzikore të atyre viteve.

Të vërteta ose jo, këto dyshime të ngritura hodhën dritë mbi 10 femrat që kanë ndikuar shumë për muzikën klasike.

1. Hildegard von Bingen (1098 – 1179)

Hildegard shkroi mbi 70 vepra muzikore. Nëpërmjet muzikës së saj, ajo arriti të prekte shpirtin njerëzor dhe të luante me moralin e kohës. E përshkruar si një shkrimtare, filozofe dhe një kompozitore e mrekullueshme që luante me imagjinatën, ajo ishte gjithashtu edhe murgeshë.

2. Louise Farrenc (1804 – 1875)

Në vitin 2014, gratë në muzikë klasike, pothuajse në çdo industri tjetër, paguhen më pak sesa kolegët e tyre meshkuj. Ndoshta situata do të ketë qenë edhe më e rëndë për Louise Farrenc. Një pianiste kaq e talentuar, saqë disa nga muzikantët më të mirë të kohës donin të ishin mësuesit e saj. Dy nga veprat e saj më të njohura të muzikës luhen kudo dhe mbahen ndër më të mirat. Ajo ishte një performuese brilante, por për më se një dekadë u pagua më pak.

3. Fanny Mendelssohn (1805 – 1847)

Fanny kompozoi pothuajse 500 vepra, shumë prej të cilave janë kryevepra më vete. Ajo tha se kishte një vëlla të talentuar. Dhe shumë prej punëve të saj fillimisht u publikuan me emrin e tij. Mendohet se Feliksi ishte ai që krijoi zhanrin “këngë pa fjalë”, por disa historianë mbrojnë idenë se ishte ideja e saj.

4. Clara Schumann (1819 – 1896)

Pronari i një dyqani pianosh, kritiku dhe muzikanti Friedrich Wieck, vendosi t’i mësonte vajzës së tij të vogël Clara, pianon dhe kompozimin. Ajo e shkroi veprën e saj të parë në moshën 14-vjeçare, kohë kur shoqet e saj ishin martuar dhe kishin lindur fëmijë. Më vonë ajo u bë një nga performueset më të mira të periudhës, me një karrierë që zgjati për gjashtë dekada, por e humbi vetëbesimin si një kompozitore. Mund të ketë ndodhur kjo, për shkak se ishte nën hijen e bashkëshortit të saj, Robert Schumman.

5. Cecile Chaminade (1857 – 1944)

“Ajo nuk është një grua që kompozon, por një kompozitore grua”, shkruan një kritik i muzikës klasike, me shpresën se një ditë nuk do të na duhet t’i përcaktojmë njerëzit sipas gjinisë edhe në profesione. Cecile kishte një talent të madh, ku disa prej veprave të saj më të njohura, ia luajti edhe Georges Bizet, megjithatë veprat e saj nuk kanë ardhur në vëmendjen e publikut.

6. Amy Beach (1867 – 1944)

Amy Beach ishte një pianiste e mrekullueshme, por që martesa i prishi punë. Një bashkëshort që nuk e linte të bënte famë, e detyroi atë të qëndronte e panjohur për shumë kohë. Pas vdekjes së të shoqit, ajo iu kthye pianos dhe kompozimeve, duke ndërmarrë ture nëpër Europë dhe Amerikë.

7. Germaine Tailleferre (1892 – 1983)

Ka një foto të mrekullueshme ku Tailleferre shfaqet në një grup kompozitorësh përfshirë Francis Poulenc dhe Maurice Ravel. E vetmja grua mes kompozitorëve francezë që injoroi paragjykimet gjinore dhe që vazhdoi të bënte muzikë, përfshirë koncerte në piano dhe disa pjesë baleti. Ajo luajti në piano deri ditën që vdiq, në moshën 91-vjeçare.

8. Lili Boulanger (1893 – 1918)

Gabriel Faure zbuloi se Lili ishte e duhura kur ajo ishte vetëm dy vjeçe. Në moshën 19-vjeçare, fitoi Çmimin e Romës për kompozimin e saj “Faust et Helene”, duke u bërë kështu e para femër kompozitore që e fitoi. Ajo vdiq tragjikisht e re, por asteroidit 1181 iu vu emri i saj.

9. Ethel Smyth (1858-1944)

Një aktiviste e flaktë e të drejtave të grave, ajo kompozoi marshin e femrave që u bë një himn për këdo që kërkonte të drejtat e veta. Ajo shërben si një kujtuese e faktit që kemi arritur shumë, por jo mjaftueshëm.

10. Judith Weir (1954)

Ajo është një kompozitore britanike shumë e njohur dhe e vlerësuar e kohës moderne. Kritikët kanë vlerësim të madh për të dhe bën pjesë në orkestrën muzikore mbretërore të Britanisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat