Është HIV pozitiv, ka një fëmijë dhe prapë shtatzënë

Ndryshe

Është HIV pozitiv, ka një fëmijë dhe prapë shtatzënë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 20:19

Nëna me HIV pozitiv mbetet për herë të dytë shtatzënë në mënyrë natyrale pas diagnostikimit – përderisa të dy, fëmija i saj dhe bashkëshorti nuk janë të prekur me virusin
Amanda Mammadova është diagnostifikuar më HIV pozitiv në vitin 2010 – tre muaj pasi që takoi burrin e saj Ali, 29 vjeç.

Virusi iu përcjell asaj pa e ditur nga ish i dashur i saj.

Ata u martuan tetë muaj më vonë dhe vendosën të provojnë të kenë një fëmijë.

34 vjeçarja thotë se pati provuar ta bind burrin e saj që fëmijën në një mënyrë tjetër, jo natyrale. Por, përkundër rrezikut ai donte që të kishin fëmijë në mënyrë natyrale.

Mammadova në gjakun e saj, sasinë e virusit thuhet se e ka shumë të ulët.

Kjo nënkupton që ka rrezik të ulët që virusi të bartet përmes marrëdhënieve seksuale.

Ajo ende nuk ka nevojë për medikamente kundër virusit, por bënë kontroll të rregullt.

Ajo është shtatzënë në fëmijën e dytë të tyre- që pritet të lind në qershor.

Vajza e tyre Saabria është HIV negativ sikurse edhe babai i saj.

Në javën e 20 të shtatzënisë Mammadova do të fillojë të merr ilaçe kundër virale që zvogëlojnë mundësinë e përcjelljes së virusit tek fëmija.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat