Përshkrim interesant nga një psikologe për xhihadistët: Thotë se janë paranojak!

Ndryshe

Përshkrim interesant nga një psikologe për xhihadistët: Thotë se janë paranojak!

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:41

Siç shkruan vjenezja “Der Standard”, Asma Guenfi, psikologe nga Shoqata Franceze e Viktimave të Terrorizmit ka vlerësuar se xhihadistët dhe selefistët janë paranojak, ndjehen të përndjekur dhe besojnë se komuniteti i tyre është në rrezik dhe për këtë duhet të jenë të mbrojtur.
Ajo gjithashtu përgjigjet në atë nëse profili i përbashkët i xhihadistëve ka të bëjë me të qenit “të çmendur”.

“Kjo është për shkak se ata e projektojnë dhunën nga jashtë. Në këso raste ata shohin rreziqe dhe armiq gjithkund nga jashtë. Kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë e indoktrinimit Selefi”, ka thënë Guenfi.

Duke dashur ta shpjegojë këtë, ajo ka shtuar se xhihadi ka origjinën e vetë në Selefizëm, mendim që paraqet një pamje jashtëzakonisht ‘të thjeshtë’ të botës.

“Ata thonë: unë jam i pastër dhe i devotshëm (hallall), tjetri është i ndyrë dhe i keq (haram)”, vlerëson ajo.

E pyetur se nga vjen ky obsesion në “pastërti”, ajo ka theksuar se kjo ka të bëjë me kërkimin e të vërtetës absolute, ideale dhe parajsës.

“Mbart të gjitha tiparet e një neurozë detyrimi. Me pasoja tragjike: Xhihadistët e shohin tjetrin si ‘të papastër’ dhe i japin vetes të drejtën për ta eliminuar atë”, konstaton ajo.

Ndërkaq asaj se sa ata kanë të bëjnë me fenë dhe në atë se pse ata thirren në fe, ajo shton se kjo aspak s’ka të bëjë me fenë.

“Ata ndihen të tërhequr nga dhuna, dhe në dobësinë e tyre mendore ata identifikohen me të fuqishmit, të dhunshmit. Kjo u jep atyre - të rreme - ndjenjën e përkatësisë së një grupi apo familje”.

Dhe gjithashtu, konstaton ajo, ata besojnë shumë.

“E them pa dashur ta thosha, por rekrutuesit selefist janë psikologë të shkëlqyer, ata i dinë dobësitë e të rinjve. Ata duan të veprojnë shpejt”, vlerëson Guenifi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat