Veshja që tronditi botën arabe (VIDEO)

Ndryshe

Veshja që tronditi botën arabe (VIDEO)

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 17:18

Një fustan i veshur nga një këngëtare e famshme libaneze në TV, ka shkaktuar një protestë të gjerë në mediet sociale arabe, kryesisht ndër gratë

Javën e kaluar, këngëtarja libaneze Haifa Wehbe këndoi një këngë gjatë një episodi të Akademisë së Yjeve (Star Academy), gjatë së cilës mbante veshur një fustan të gjatë, por të tejdukshëm që nxirrte në pah format trupore të saj.

Mbi 2 milionë njerëz shikuan performancën në internet, gjë që shkaktoi një debat të madh, që u përshkallëzua mbi moralin dhe veshjen e femrave në botën arabe.

Shumë nga reagimet në mediet sociale, kryesisht nga gratë në Egjipt, Jordani dhe Arabi Saudite, ishin tepër kritike për zgjedhjen e veshjes.

"Skandaloze" ishte një term i përdorur në shumë komente. Ndërsa në Liban minifundet dhe bikinit nuk janë të ndaluara, në shoqëritë konservatore, të tilla si Arabia Saudite, gratë mbulojnë fytyrën dhe trupin e tyre plotësisht me veshje të zezë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat