"Kam 32 fëmijë, por dua të kem 50"

Ndryshe

"Kam 32 fëmijë, por dua të kem 50"

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 19:30

Presidenti Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka inkurajuar familjet turke që të kenë të paktën tre fëmijë, por një baba nga Hatay ka bërë “hatanë”.

Halit Tekin ka 32 fëmijë nga katër gratë e tij. Por për atë nuk janë mjaftueshëm pasi qëllimi i tij është të ketë 50 fëmijë.

Ai u martua për herë të parë ligjërisht në vitin 1982 me Nihal Tekin, e cila ishte 15 vjet atë kohë. Më vonë u martua ilegalisht dhe me Gul Sasar, Zekiye Kogu dhe Fatma Budak. Kjo pasi në Turqi nuk lejohet poligamia.

54-vjeçari Tekin ka humbur një nga fëmijët e tij 6 muaj më parë, pak para se të sillte fëmijën e fundit në jetë nga Nihal të cilit i ka vënë emrin Ahmet.

“Kam 32 fëmijë, 12 prej të cilëve janë djem. Nëse do të ma lejojë fiziku dhe dëshira e Zotit do ta çoj numrin në 50”, thotë ai për “Dogan News Agency”.

Pesë nga fëmijët e tij janë të martuar dhe ai ka dhe 18 nipër dhe mbesa. Gratë e tij nuk kanë grindje me njëra-tjetrën pasi secila jeton në shtëpi më vete.

Tekin thotë se ai i di të gjithë emrat e fëmijëve dhe se të gjithë jetojnë të lumtur. Por, 54-vjeçari i cili siguron jetesën duke kënduar në ngjarje të ndryshme, thotë se ka vështirësi financiare dhe për këtë ka kërkuar ndihmë nga shteti.

Një studim i vitit 2013, tregonte se 372 mijë meshkuj turq jetojnë në marrëdhënie poligamie. Jo më kot Turqia renditet në vendin e 125-të nga 142 vende sa i takon barazisë gjinore.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat