Rrihen barbarisht dhe në fund ndahen si zotërinj (VIDEO)

Ndryshe

Rrihen barbarisht dhe në fund ndahen si zotërinj (VIDEO)

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 16:18

Një video tepër e dhunshme është shpërndarë kohët e fundit në rrjete sociale, që provon se sherret mes tifozëve nuk janë të pranishme vetëm në Ballkan. Ajo tregon 76 huliganë rusë që rrihen barbarisht me njëri-tjetrin dhe pasi gjithçka mbaron, ata shtrëngojnë duart dhe përqafohen.

Personat që rrihen janë tifozët e Spartakut dhe Dinamos së Moskës, të cilët takohen në një autostradë të shkretuar pranë kryeqytetit, dhe nisin të qëllohen me grushte.

Kjo në fakt duket si një garë, pasi kur dikush bërtet në fund të videos “Mbaroi”, tifozët e Dinamos fillojnë të bërtasin dhe ulërasin për fitoren e tyre. Më pas ata, si zotërinj të vërtetë, përqafojnë ata që humbin në këtë sfidë. Por kjo sfidë është e organizuar, pasi njëri nga tifozët ka thënë për mediet lokale se sherre të tilla lihen me orar:

“Zihemi përpara çdo ndeshjeje Spartak-Dinamo. Ky nuk ishte një sherr serioz, herën tjetër do zihemi me hunj që të ketë më shumë gjakderdhje”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat