Padrejtësia & Islami: Dëshira e fundit e vajzës iraniane që u var për vrasjen e përdhunuesit

Ndryshe

Padrejtësia & Islami: Dëshira e fundit e vajzës iraniane që u var për vrasjen e përdhunuesit

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:32

Vajza iraniane që u ekzekutua se vrau një burrë, i cili, sipas saj, u përpoq ta përdhunojë, iu lut të ëmës të mos vajtojë për të në një shënim të lënë pak kohë përpara vdekjes.

Reyhaneh Jabbari, 26 vjeçe, u var në agimin e së shtunës, pavarësisht thirrjes ndërkombëtare dhe fushatës së madhe që u kërkoi autoriteteve të pezullonin dënimin e saj.

Në dëshirën e saj të fundit dhe në testament, e reja tha se ajo nuk donte të varrosej në një varr ku e ëma do të shkonte ta qante dhe do të vuante, nuk donte as që ajo të vishej me të zeza.

“Nuk dua të kalbem në tokë! Të lutem mos qaj! Të dua”, i tha ajo nënës Sholeh Pakravan. “Dëshiroja që të mund të përqafoja derisa të vdisja.”

Jabbari kërkoi që organet e saj të dhuroheshin në mënyrë anonime, sipas Sunday Times.

Një video e publikuar ditën e diel shfaqte prindërit e vajzës jashtë dyerve të burgut Rajai Shahr, pranë Teheranit, ku e bija e tyre u var.

Ajo ishte rreshtuar në fillim për të parë për herë të fundit Jabbari-n të premten dhe kishte shprehur hidhërimin dhe mosbesimin e saj në një postim në Facebook në fillim të kësaj jave.

“Pas shtatë vitesh e gjysmë dhembje dhe vuajtje, kështu i vjen fundi fëmijës tim të dashur?” – shkroi ajo.

Ekzekutimi u dënua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qeveria britanike dhe nga grupet e të drejtave të njeriut përfshirë Amnesty International.

“Lajmi tronditës se Rayhaneh Jabbari ishte ekzekutuar është shumë zhgënjyes. Kjo është një tjetër njollë gjaku në historinë e të drejtave të njeriut të Iranit”, tha Hadj Sahraoui, zëvendësdrejtor i programit të Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

“Tragjikisht, kjo çështje është larg së pazakonshmes. Edhe një herë, Irani ka këmbëngulur në aplikimin e dënimit me vdekje, pavarësisht shqetësimeve serioze të gjykimit të drejtë.”

Jabbari u dënua me vdekje në vitin 2009 për vrasje me thikë të një ish-punonjësi të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit, Morteza Abdolali Sarbandi.

Vrasja ndodhi dy vite më herët, në 2007-n, kur Jabbari ishte vetëm 19 vjeçe. Ajo e takoi atë në një kafene dhe ai e bindi që të shkonte në zyrën e tij për të diskutuar për një marrëveshje pune.

Atje, vajza pretendoi se Sarbandi e drogoi dhe u përpoq ta përdhunonte. Ajo kishte rrëmbyer një thikë xhepi për ta qëlluar. Jabbari i qëndroi deri në vdekje dëshmisë se një tjetër burrë që ishte i pranishëm në atë kohë, e vrau burrin që tentoi ta përdhunonte.

Amnesty International e përshkroi hetimin si “shumë të lëkundur” dhe tha se gjyqi nuk ia kishte dalë të merrte parasysh të gjitha provat. Organizata tha gjithashtu se Jabbari ishte rrëfyer pasi kishte përjetuar tortura çnjerëzore.

Mendohet se ajo kaloi dy muaj në një birucë ku nuk u lejua të takonte avokatin apo familjen.

Data e ekzekutimit të saj është shtyrë vazhdimisht, fillimisht në prill pas një peticioni global prej 20 mijë firmash për t’ia falur jetën.

Në fillim të këtij muaji, dënimi me vdekje u shty përsëri, pasi Jabbari i dha përshëndetjen e fundit familjes, një makinë qeveritare e priste ta transportonte në vendin e ekzekutimit.

Muajt e fundit, miqtë dhe familja e saj kanë qenë vazhdimisht të pranishëm në shenjë proteste që vajza të lirohej.

Mamaja e vajzës ka dhënë edhe intervista prekëse, ku diskutonte çështjen e vajzës dhe i lutej qeverisë iraniane t’ia falte jetën.

Duke folur në fillim të këtij muaji për Fox News, Pakravan tha: “Do të dëshiroja të më lidhnin një litar në qafë dhe të më vrisnin mua në vend të saj, e ta lejonin Rayhaneh të vinte në shtëpi”.

“E vetmja gjë që dua … nga Zoti, nga njerëzit kudo në botë … në çdo mënyrë, në çdo formë, është që vajza të kthehet në shtëpi. Unë jam një nënë. Asnjë nënë s’mund ta pranojë vdekjen e fëmijës së saj.”

Ekzekutimi u mbajt pasi familja e Sarbandit nuk ia fali Jabbari-t dhe nuk pranoi paratë e gjakut. Rreth 250 njerëz janë dënuar me vdekje në Iran këtë vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat