Pesë tipa meshkujsh të cilët vajza duhet “t’i provojë” para martesës

Ndryshe

Pesë tipa meshkujsh të cilët vajza duhet “t’i provojë” para martesës

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 00:29

Terapeutët e dashurisë të portalit të internetit “Your tango” porosisin për pesë tipa atraktivë meshkujsh me të cilët çdo vajzë e lirë do të duhej të fillonte aventura të paqarta.
Vajzat nuk duhet të ngurrojnë nga pasionet dashurore, pra edhe nga dështimet. Rinia nënkupton edhe gabime të caktuara, nga të cilat mësojmë, transmeton Telegrafi.

Barmeni
Atë vazhdimisht e ndjekin vajzat, është i bukur dhe i tërhequr. Gjithmonë ju qeras me pije në fund të darkës, andaj ndiheni të veçantë. Shprehja e entuziazmuar e fytyrës së tij flet që ka nevojë për shpëtim, ndërkaq ju mallëngjeheni që të ndiheni të dobishme.

I krisur dhe i suksesshëm
Janë meshkuj të cilët lehtë janë bërë të njohur, kanë bërë veprime të mira afariste, kanë fituar para të mëdha dhe tani kënaqen me suksesin e tyre. Ata janë të shkarkuar, nuk janë të kompleksuar, rrezatojnë energji vullkanike, janë të vlefshëm dhe i duan restorantet ekskluzive, klubet, kafenetë. Gjithmonë tërheqin shikime, komunikojnë me të gjithë.

Autsajderi
I ëmbël dhe sharmant, mirëpo është djalosh i cili plotësisht i dështuar. Mirëpo, është aq i ëmbël dhe as nuk mundeni por as edhe nuk duhet t’i rezistoni. Lejoni të bëhet pjesë e jetës suaj.

I huaji
Vështirë se do ta besoni se mund të dashuroheni me një njeri, të cilin nuk e keni takuar më parë. Mendja të bën lojëra të çuditshme, besojmë se është një prej dashurive më të zjarrta që ka qenë pjesë e këtyre lojërave psikologjike.

I panjohuri

Është joshës dhe fare nuk e njihni, mirëpo dini që ka vija të mira të trupit, duar të fuqishme, buzëqeshje entuziazmuese. Mirëpo, imagjinoni se sa do të ishte mallëngjyese që ta mbani pranë dhe ta njihni diç më mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat