Këshillat e modeleve: ritet e bukurisë që duhet t’i ndiqni përpara se të flini

Ndryshe

Këshillat e modeleve: ritet e bukurisë që duhet t’i ndiqni përpara se të flini

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 17:07

Na ka rënë shpesh rasti që të shohim drejtpërdrejt, nëpërmjet televizorit apo revistave, sfilatat e modeleve nga e gjithë bota dhe shpesh i kemi bërë pyetjen vetes se si ia bëjnë që janë aq të kuruara dhe gati-gati perfekte?! Duhet thënë se pas gjithë asaj përsosmërie, qëndrojnë shumë përpjekje dhe një përkushtim total. Sigurisht se nëna natyrë në rastin e tyre, ka bërë një punë të shkëlqyer, por për të qenë pjesë e botës së spektaklit, kjo nuk mjafton! Top-modelet në fakt harxhojnë shumë orë të ditës për të kuruar pamjen e tyre të jashtme: për to, të qenët perfekte dhe e bukur, është një punë në kuptimin e plotë të fjalës. Ja se çfarë ju këshillojnë ato, në lidhje me bukurinë.

Krem për duart dhe këmbët

Shumë prej tyre këshillojnë që të bëni fasha kremi me bazë parafinë dhe të vishni doreza dhe çorape pambuku për ta mbajtur të hidratuara pjesët e lyera me krem përgjatë gjithë natës.

Maskë për flokët me të verdhën e vezës dhe vaj ulliri

Mesa duket, kjo lloj maske natyrale i mban flokët e butë dhe me shkëlqim. Shumë modele bëjnë një të tillë një herë në javë përpara se të flenë, duke e mbajtur maskën në flokë përgjatë gjithë natës të mbështjellë me një kapuç dushi.

Auto masazh

Masazhet me lëvizje rrethore në qafë dhe në fytyrë, e ndihmojnë lëkurën që të qëndrojë e tonifikuar, ndërsa ky veprim ju çliron nga tensionet dhe streset e ditës. Masazhimi i shputave të këmbëve ndihmon që të keni kavilje të shfryra; ndërkohë, nëse do t’i masazhoni këmbët që nga kavilja drejt kofshëve, gjaku do të qarkullojë më mirë dhe këmbët do të ndihen më të lehta.

Skrab për buzët i bërë në kushtet e shtëpisë

Do të keni buzë të paplasaritura dhe gjithmonë të buta me një skrab të bërë në kushtet e shtëpisë. Ju mund ta përgatisni atë me pak mjaltë, sheqer dhe lëng limoni, ndërsa duhet ta aplikoni mbi buzë me lëvizje delikate dhe rrethore.

Vaj ricini për qerpikët dhe vetullat

Vaji i ricinit është një vaj vegjetal shumë i vlefshëm që përdoret si lubrifikues. Ai nxirret nga farat e pemës së ricinit (Ricinus communis). Prodhuesi më i madh i këtij vaji është India. Nëse e aplikoni rregullisht përpara se të shkoni të flini, ai forcon rritjen e qerpikëve dhe të vetullave.

Patate për qeskat poshtë syve

Kur lodheni, pjesa poshtë syve errësohet dhe fryhet. Por vendosja e disa fetave patate mbi to përgjatë natës, do t’i bëjë më të bardha dhe më të çlodhura.

Hiqeni make-up-in

Përpara se të flini duhet të hiqni make-up-in, përndryshe ai mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të indeve dhe të tonit të lëkurës. Shumë kompani të make-up-it përdorin kimikate të plumbit për të përgatitur produkte të tilla. Nëse lihet gjatë natës, kjo është e dëmshme për lëkurën. Ju mund ta hiqni atë me qumësht spastrimi duke përdorur pambuk.

Rëndësia e ujit

Modelet pinë nga një litër e gjysmë deri në tre litra ujë në ditë dhe për këtë fakt arrijnë të kenë një lëkurë të pastër, të hidratuar dhe të lëmuar. Ndërkaq, pirja e tij do t’ju ndihmojë shumë edhe për heqjen e celulitit dhe për fryrjen e këmbëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat