Artistja e paralizuar bën piktura të mrekullueshme – me gojë! (Video)

Ndryshe

Artistja e paralizuar bën piktura të mrekullueshme – me gojë! (Video)

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 09:37

Maria Fatima Pare ishte studente e artit. Përpara saj ishte një karrierë premtuese, por pasi lëndoi shpinën, nga qafa e poshtë, mbeti e paralizuar.
Por kjo nuk e ndaloi atë. Maria filloi një luftë të gjatë e rraskapitëse për të mësuar se si të jetoj me kufizimet e reja.

Një infermiere në spital e mësoi se si të nënshkruaj me stilolaps në saje të gojës së saj. Kur e vërejti se nënshkrimi i saj duket më ndryshe se zakonisht, kuptoi se mund të jetë në gjendje që të pikturoj me gojë.

Fillimisht mësoi se si të mbajë furçën në gojë. Pas tetë vitesh, Maria u zhvillua si artiste, ndërsa së fundi hapi një ekspozitë me pikturat e saj, të cilat u blen nga koleksionistë të ndryshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat