Kjo është fushata e Qeverisë australiane që po shokon planetin (Video)

Ndryshe

Kjo është fushata e Qeverisë australiane që po shokon planetin (Video)

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:02

Një reklamë e proklamuar nga qeveria e re kontroverse e Australisë, e cila është shtypur në 17 gjuhë të botës, thotë: “Në asnjë mënyrë. Australia nuk mund të jetë shtëpia juaj”.
Gjuha “jo e mprehtë” dhe imazhi ogurzi - pjesë e programit Operacional për Kufij Sovran në Australi - u bënë afishe që patën ndjesi globale në internet.

Duke dashur që të tregojnë se nuk ia vlen të rrezikoni të shkoni si emigrant në Australi, në afishe paraqitet një varkë të vogël duke u përballur me valët kërcënuese të detit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kritikët tanimë e kanë vlerësuar si fushatën antituristike të shekullit.

Ka të tillë që shkojnë edhe më tej. Një organizatë jofitimprurëse i është përgjigjur me zemërim fushatës, duke pretenduar se "pothuajse të gjitha vdekjet në det janë shkaktuar nga reagimet e tmerrshme të kërkimit dhe të shpëtimit të Australisë, të cilët kanë qenë të thirrura më shumë në ndalimin e anijeve, se sa kursimin e jetëve".

Mediat, të prekur nga kjo fushatë, kujtojnë më herët vitin 1928 kur Australia reklamonte veten si një vend i mundësive, por njerëzve të cilëve iu paraqit kjo reklamë kishin preferuar të jetojnë në Britani të Madhe dhe në Evropën Veriore.

Pas Luftës së Dytë Botërore, vendi u kishte ofruar emigrantëve britanikë një udhëtim me varkë për vetëm dhjetë funta britanikë për të shkuar në tokën e tyre të re të mundësive.

Tani kritikët thonë se është ironike që një vend i themeluar nga evropianët të ketë forcën që të shpall veten si vend i kufizuar për të huajt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat