Nuk i dha devesë koka kola, kafsha vret burrin

Ndryshe

Nuk i dha devesë koka kola, kafsha vret burrin

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 22:45

Një burrë në Meksikë ka gjetur vdekjen, pasi nuk i kishte dhënë kafshës së tij, një deve femër, pijen e saj të përditshme. Bëhet fjalë për një pije që jemi mësuar zakonisht ne, qeniet njerëzore ta konsumojmë dhe jo kafshët, për koka kolën. Burri u identifikua si pronari i një parku në Tulum. Sipas hetimeve të policisë, burri 60 vjeçar, Richard Mileski, nga Chicgo, Ilinois, ndërroi jetë pasi u godit nga kafsha. Është dashur ndërhyrja e forcave të ndihmës së shpejtë për të ngritur devenë nga trupi i burrit, i cili, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk mundi të mbijetojë. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se deveja dukej e xhindosur për shkak se nuk kishte marrë dozën e saj të përditshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat