“Zoti President mos e prek të dashurën time” (VIDEO)

Ndryshe

“Zoti President mos e prek të dashurën time” (VIDEO)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:26

Tashmë presidentit të SHBA-ve i duhet të merret dhe me një djalosh xheloz për të dashurën. Duke votuar në Chicago, Barack Obama ishte krah Aia Cooper, të fejuarën e Mike Jones, i cili në mënyrë të zgjuar ngacmoi presidentin amerikan.
“Zoti Presidenti mos e prek të dashurën time”, iu drejtua Jones duke thumbuar Obamën.
“Në fakt nuk e kisha planifikuar një gjë të tillë”, u përgjigj Obama.
Ndërsa Cooper kërkoi falje që i dashuri i saj turpëroi Obamën pa arsye.
“Më jep një puthje tani që ai vërtet të ketë diçka për të folur… Tani ai është vërtetë xheloz”, u shpreh Obama pasi hodhi votën në kuti dhe përqafoi znj. Cooper.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat