Çmenduri e re: Lagie me ujë ekstrem të nxehtë (Video +18)

Ndryshe

Çmenduri e re: Lagie me ujë ekstrem të nxehtë (Video +18)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:59

Një sfidë e re në internet ka kapluar njerëzit anembanë botës, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se këtë herë ideja ka kaluar kufijtë e rrezikshmërisë.
Pas sfidës me Akull, që detyronin njerëzit të derdhin një kovë plot me ujë dhe akull në kokë, edhe pse ideja origjinale ishte për të mbledhur para për kërkim dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla – sklerozës laterale amiotrofike, rezultoi me një mani të re, që nuk rrezikonte edhe aq shëndetin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Këtë herë, derdhja e ujit është më e dhimbshme se zakonisht, për shkak se sfiduesit përballen me ujë ekstrem të nxehtë. Pasojat e kësaj sfide janë jashtëzakonisht të dhimbshme dhe lënë plagë të përhershme, kështu që pyetja është e thjesht: Pse po e bëjnë këtë?

Videoja, e cila ishte e postuar në YouTube, tregon shpinën e një të riu, e cila është djegur pas kësaj "aventurë të nxehtë".

A thua cila do të jetë sfida e ardhshme globale?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat