Ikin dritat gjatë operacionit, mjekët vazhdojnë me dritë celulari (Video)

Ndryshe

Ikin dritat gjatë operacionit, mjekët vazhdojnë me dritë celulari (Video)

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 23:37

Kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale është një moment i vështirë jo vetëm për pacientin, por edhe për vetë mjekët. Zakonisht spitalet i kanë të gjitha kushtet e nevojshme për suksesin e një operacioni, por në raste të rralla, mund të ndodhin edhe të papritura.

Diçka e rrallë ka ndodhur në Kirgistan, kur, teksa mjekët po kryenin një operacion në zemër, u ndërpre energjia elektrike. Ky ishte një moment shumë i vështirë për doktorin Kaldarbek Abdramanov, pasi përveç mungesës së aparaturave nuk kishte ndriçim në sallë.

Duke qenë se operacioni ishte në zemër dhe pacienti nuk mund të lihej në atë gjendje, infermieret e ndihmuan doktorin përmes dritës së celularëve të tyre, që ai ta përfundonte operacionin. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi me sukses dhe pacienti shpëtoi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat