Pretendon se ka folur më Zotin?

Ndryshe

Pretendon se ka folur më Zotin?

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 19:20

Mund të besohet në jetën e përtejme, ose mund të besohet se pas vdekjes nuk ka më asgjë. Por një dëshmi shokuese vjen nga Crystal McVea, një mësuese 36 vjeçare nga Oklahoma, e cila habiti me fjalët e saj.
Crystal deklaron se ka folur me Zotin, gjatë 9 minutave në të cilat ajo ka qenë në vdekje klinike si pasojë e një arresti kardiak.

Mjekët arritën ta kthejnë në jetë, ndërsa pasi u përmend dhe u përmirësua gruaja bëri një rrëfim që tronditi shumë njerëz.

“Isha në këmbë dhe një dritë e madh vinte drejt meje, e dija se ku ndodhesha. Pashë Zotin, por jo në një formë njerëzore”, shprehet 36 vjeçarja.

Ajo tregon se ndihej aq e qetë sa që kur Zoti e pyeti nëse donte të kthehej te fëmijët, ajo ishte përgjigjur se donte të rrinte në parajsë, pasi Zoti e siguroi se fëmijët do të ishin gjithsesi mirë. Crystal tregon se kur dëgjoi nënën duke ulëritur dhe qarë në korridorin e spitalit, ndërroi mendje dhe Zoti e la që të kthehej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat