Femra, ja se çfarë nuk duhet të bëni kur bini në dashuri

Ndryshe

Femra, ja se çfarë nuk duhet të bëni kur bini në dashuri

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 17:10

Disa sjellje do të ishte më mirë që t’i shmangnit gjatë fazës kur sapo lidheni apo dashuroheni, por pse jo edhe pas saj! Meshkujt, më shumë sesa femrat, tremben shumë shpejt, qoftë nga krijimi i “terrorit” për marrëdhënie të qëndrueshme, ashtu edhe nga “sindroma e Piter Panit” apo gjetkë; është fakt se dashuria në pjesën më të madhe të rasteve, i vë ata direkt nën mbrojtje. Artikulli në fjalë sigurisht nuk rekomandohet për femrat që nuk pretendojnë ta nisin një marrëdhënie me këmbë të mbarë, por për ato të tjerat, të cilat duan të përdorin strategji për të “ecur” në një “rrugë” të bukur dhe të qëndrueshme dashurie. Ja atëherë se çfarë nuk duhet të bëni për ta mbajtur atë pranë vetes:

Ta bezdisni me mesazhe

Edhe pse ai nuk mund të jetë kujtuar fare për ju, mos e “bombardoni” menjëherë me mesazhe. Nëse do të silleni në këtë mënyrë, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do ta bezdisni. Lërini hapësirë dhe kohë, që atë ta marrë malli për ju pa ndikimin tuaj bezdisës.

T’i dërgoni menjëherë ftesë miqësie në rrjetet sociale

Prisni që ta bëjë ai hapin e parë, sepse përndryshe mund ta vini nën presion, ta trembni dhe ta humbisni, përpara se të thelloni njohjen me të. Pra jini serioze në hapat që do të hidhni. Kjo është një joshje më vete për meshkujt.

T’i flisni për martesë

Edhe pse mund të duket shumë absurde, disa femra shkojnë drejt disa “territoreve” të ndaluara, dhe vendin e parë në fillimin e një lidhjeje e mban martesa. Kjo gjë duhet të shmanget kategorikisht, nëse nuk dëshironi që gjërat të shkojnë keq pa u nisur ende. Është më se e kuptueshme që nuk ka kurrfarë kuptimi që të flisni për një gjë kaq të rëndësishme në fillim të një ndjenje.

T’i thoni se është shpirti juaj binjak

Mund të jetë me të vërtetë shpirti juaj binjak, por do të ishte e rastit që të mos ia thoshit direkt këtë “lajm” të kënaqshëm, të paktën gjatë fazave të para të njohjes. Ai do të ndihej menjëherë si i zënë në kurth, apo i mbyllur në një kafaz, ndërsa ju do të bënit figurën e një të pafajshmeje.

T’i flisni për ish-in

Është një argument tabu, që do ta bezdisë me siguri, edhe pse do të shtiret si i interesuar, duke bërë një buzëqeshje false në momente të caktuara, ndërsa ju do të jeni duke i rrëfyer për të kaluarën tuaj. Mjafton që për këtë temë të flisni vetëm atëherë kur ai dëshiron.

Ta telefononi pas pesë minutash nga takimi i parë

Edhe pse takimi i parë është mbyllur mrekullisht, mos e kontaktoni menjëherë, lërini pak hapësirë. Do të rrezikonit që t’ia “merrnit frymën”. Bëjeni t’jua ndiejë mungesën, nëse doni që të dashurohet me të vërtetë pas jush.

T’i flisni vazhdimisht për veten

Të flisni vazhdimisht dhe ekskluzivisht për veten, tingëllon më shumë se e bezdisshme dhe egocentrike. Në të vërtetë, kjo është një nga gjërat e cila duhet shmangur me patjetër, nëse doni që të bëni për vete një mashkull. Ndaj merrni frymë nga njëra fjalë në tjetrën!

Të mos jeni vetvetja

Ky është rekomandimi i parë që duhet të keni parasysh, sepse në çdo gjë që duhet të bëni, apo në një marrëdhënie që doni të krijoni, duhet të jeni plotësisht vetvetja, në të mirë e në të keq. Nëse ai nuk ju vlerëson për këtë gjë, atëherë do të thotë se nuk ia vlen fare që ta njihni më tej!

Ta mbështesni gjithmonë

Disa meshkujve u pëlqen shumë sepse kjo gjë, i rrit egon, por mbështetja në çdo rast është një “thikë” për vetë ju, sepse ata do të presin gjithmonë të njëjtën mbështetje. Në momentin kur ai, mashkulli me të cilin ju keni rënë në dashuri, do të zbulojnë se realisht nuk i mbështesni idetë e tij, por thjesht i bëni qejfin, do t’ju akuzojë për falsitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat