Berberët e deputetëve italianë, marrin 99 mijë euro

Ndryshe

Berberët e deputetëve italianë, marrin 99 mijë euro

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 16:05

Berberët e deputetëve të parlamentit italian do të paguhen me rreth 99.000 euro në vit, për prerjen e flokëve, si pjesë e një vendimi për uljen e kostove të qeverisë .

Vitin e kaluar, berberët e punësuar për të mbajtur "të rregullt e të paraqitshëm" deputetët, arrinin të fitonin deri në 136.000 euro në varësi të kohës në punë. Por planet e miratuara nga komisionet e deputetëve në të dy dhomat e parlamentit, parashikojnë një ulje prej 37.000 eurosh për të kursyer kostot, raporton gazeta “Libero”.

Dhe ky vendim nuk do të merret vetëm për berberët . Dhoma e stafit të deputetëve do të shohë një rënie në pagën e tyre nga 480.000 euro, në 360.000, ndërsa për ndihmësit parlamentarë dhe teknikët nga 152,000 euro në 106,000. Këto vendime do të duan 4 vite kohë për t’u vendosur.

Kjo reformë ka lënë shtetasit italianë pa fjalë. Komente dhe opinione të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale të tipit: "Berberi i parlamentit do të fitojë vetëm 7.600 € në muaj" apo "80% e tyre as që nuk kanë flokë".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat