Studimi/ Ndryshimet e mëdha klimaterike krijuan njeriun modern

Ndryshe

Studimi/ Ndryshimet e mëdha klimaterike krijuan njeriun modern

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 09:04

​Paraardhësit tanë më të lashtë u përballën me ndryshimin e klimës për të mbijetuar nga thatësirat, ngricat dhe përmbytjet. Së fundmi një numër në rritje i shkencëtarëve beson se ndryshimet e mëdha në klimën e Tokës janë përgjegjës për krijimin e disa prej karakteristikave tona më të dallueshme sot e kësaj dite.
Kërkimi i tyre sugjeron se hapa evolucioniste, të tilla si zhvillimi i trurit tonë në përmasa më të mëdha, aftësia për të krijuar dhe për të përdorur mjete komplekse, përkoi me periudha të ndryshimeve të mëdha klimaterike në planetin tonë.

Shumë shkencëtarë mendojnë se ndryshimet formësuan zhvillimin tonë dhe ato gjenden mes kockave dhe mbetjeve të tjera fosile që vërtetojnë teorinë e tyre.

Një ekspert nga Institucioni Smithsonian pretendon se ndryshimi rrënjësor në mjedisin tonë, tre milion vjet më parë bëri ndryshimin e madh që njerëzit që ecin në këmbë.

Mark Maslin nga Universiteti College London (UCL) tha se dëshmi të tjera mund të gjenden në luginën “Great Rift Valley”, e cili kalon përmes Etiopisë, Kenias dhe Tanzanisë.

Dr Maslin pranoi se ndonjë nga shumë teoritë mund të jenë te sakta, duke përfshirë idenë që njerëzit e zhvilluan trurin më shumë, duke punuar jashtë dhe duke u përpjekur të ushqejnë veten në kohërat e thatësirave të mëdha, kur gjetja e ushqimit ishte e vështirë.

Ai gjithashtu shtoi se në periudhat e kohëve të shirave, kur shumë burime ushqyese ishin në dispozicion të njeriut, femra mund të ketë qenë më e kujdesshme për të zgjedhur mashkullin më të suksesshëm si partner, për të pasur fëmijë më të zgjuar dhe më të forte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat