Ai nuk do të bëjë fëmijë, çfarë mund të bëni për të përballuar këtë krizë në çift?

Ndryshe

Ai nuk do të bëjë fëmijë, çfarë mund të bëni për të përballuar këtë krizë në çift?

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 17:44

Jeni përfshirë nga një ankth mëmësie i pakontrollueshëm, por ai nuk i do fëmijët?! Në këtë rast, kriza mes çifteve është e pashmangshme. “Përplasen” dy dëshira dhe dy nevoja legjitime, ndërsa liria e njërit fillon aty ku mbaron e tjetrit. Por si mund ta përballoni një problem të këtij lloji? Ju ftojmë të lexoni artikullin më poshtë…

Nëse ai nuk dëshiron të ketë fëmijë, gjëja e parë që duhet të bëni është që ta pyesni për arsyen. Instinkti i atësisë, si ai i mëmësisë, shfaqet përpara se të bëheni prind. Mashkulli ose e ka ose nuk e ka këtë ndjesi të brendshme.

Kur kjo gjendje psikologjike nuk ekziston, shpeshherë shkaqet duhen kërkuar te historia personale e mashkullit. Për shembull, fakti se mund të ketë pasur një baba emocionalisht të pranishëm, është një faktor vendimtar që ndjesia e atësisë mund të zhvillohet edhe tek i biri. Por nëse marrëdhënia me babain ka qenë e kundërta e kësaj, negative ose aspak e ngrohtë, ka të ngjarë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me partnerin tuaj. Kjo e parë nga një pikëpamje psikologjike.

Në shpjegimin më të thjeshtë, mund të bëhet fjalë për frikën ndaj një impenjimi të ri, i cili do të zgjasë për të gjithë jetën; apo për drojën, kur ai nuk mund të jetë plotësisht gati për rolin atëror, ose për të humbur lirinë individuale. Gjithsesi, vetëm duke biseduar me të do të arrini të kuptoni se përse ai nuk dëshiron të ketë fëmijë. Duke u nisur nga arsyet, do të gjeni edhe të gjitha zgjidhjet e mundshme e më pas mund të vendosni për atë që ju “leverdis” më shumë.

Psikologja mund t’ju ndihmojë

Nëse ai nuk dëshiron të bëjë fëmijë, psikologja mund t’ju japë një “dorë”, por mos aludoni menjëherë, mbetet gjithmonë një tentativë. Ndonjëherë, pas vendimit për të mos pasur fëmijë, mund të qëndrojë një bllokim psikologjik, një pikë e pazgjidhshme, që mund të përballohet me seanca te një terapist profesionist. Një ndihmë e tipit psikologjik mund të ngjallë frikë dhe ankth te mashkulli që nuk ndihet i aftë të përballojë atësinë dhe situatat e mëpasshme. Gjithsesi, psikologjia në shumë raste mund të arrijë në një zgjidhje, por jo gjithmonë është ajo e shpresuara në momentin në të cilin keni marrë vendimin për t’iu drejtuar një profesionisti, i cili mund t’u japë një gjysmëzgjidhje vendimeve më të rëndësishme të jetës suaj.

Ndarja

Nëse ai nuk do të bëhet baba, ndarja në shumë raste është e vetmja mënyrë për të përballuar problemin. Nuk është çudi, kjo pikëpamje mund të gjejë edhe zgjidhjen përfundimtare. Nëse ai nuk bën as edhe një hap prapa nga vendimi i tij fillestar, pasi keni folur dhe keni tentuar të ndiqni “rrugën” e meditimit psikologjik, atëherë është e kotë të vazhdoni të këmbëngulni, sepse gjërat nuk do të bëhen me dëshirë dhe ju do të keni probleme të vazhdueshme në familjen e re. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë të krijoni një familje jo të shëndoshë. Ndaj a ia vlen ta ndërmerrni këtë risk ?!

Ndërgjegjësohuni duke i bërë vetes një “test” të gjatë, duke parë mirë brenda vetes ato çka ndjeni dhe gjykoni; përpiquni të vlerësoni nëse dëshira juaj e mëmësisë, sakrifikohet në emër të një raporti të cilin e keni për zemër; shihini mirë sjelljet e të dashurit, të fejuarit, apo partnerit tuaj ndaj jush, për t’u bindur nëse ia vlen të merrni një hap kaq serioz, sa ç’është sjellja e një fëmije në jetë.

Nëse nuk ju bind asgjë nga këto, edhe pse është e dhimbshme, ndarja është e vetmja zgjidhje, ndërsa ju do të keni mundësinë të gjeni ekuilibrin tuaj shpirtëror dhe të drejtën e mëmësisë me dikë që është i gatshëm t’ju bëjë të lumtur. Në këtë mënyrë, problemet tuaja në këtë drejtim do të marrin fund njëherë e mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat