Heroi 4 vjeç shpëton shkollën nga zjarri (foto)

Ndryshe

Heroi 4 vjeç shpëton shkollën nga zjarri (foto)

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 13:49

Një djalosh 4 vjeçar ka dëshmuar se nuk janë trima vetëm të rriturit.

I riu Liam Mansell është bërë një nga njerëzit më të ri që merr çmimin për trimëri në vendin e tij, pasi shpëtoi shkollën nga zjarri.

Liam, i cili ka qenë në shkollën fillore White Mere Community për disa javë, pa tymin të dilte nga printeri gjë që shtyu atë të prek zilen e alarmit të zjarrit, duke lënë 167 nxënës, dhe stafi i gjithë shkollës të evakuohen në mënyrë të sigurt.

Për këtë akt të guximshëm, Liam u shpërblye me çmimin e trimërisë nga departamenti i zjarrfikësve gjatë asamblesë të mbajtur në shkollën e tij.

Falë reagimit të shpejtë të këtij djaloshi edhe nxënësit edhe stafi i shkollës së tij shpëtuan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat