Këto mund të ndodhin vetëm në një protestë në Hong Kong

Ndryshe

Këto mund të ndodhin vetëm në një protestë në Hong Kong

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 23:30

Gas lotsjellës, tym djegës, ndjenja zemërimi dhe tradhtie, turma që largoheshin prej shkopave të policisë... por përsëri protestuesit ruajtën karakterin unik të Hong Kong-ut

Gazetarët dhe rezidentët e Hong Kong po kalojnë një eksperiencë sa të pabesueshme aq edhe të ngrohtë.

Të bësh detyrat e shtëpisë
Ndoshta nuk ishte vërtet anarkiste por ishte sigurisht protesta më e madhe në Hong Kong prej vitesh, dhe studentët , disa prej të cilëve kryesuan lëvizjen, gjetën kohë edhe të uleshin për të bërë detyrat.

Të kërkosh falje për barrikadën e ngritur
Një prej hyrjeve të stacionit Causeway Bay MTR ishte mbyllur me një barrikadë parullash pro-demokraci, dhe në mes kishte një tabelë të vogël të shkruar prej protestuesve: "Na falni për pengesën."

Të kryesh artet e vetëmbrojtjes me një çadër
Sendet më të thjeshta shtëpiake u bënë ikona të protestës, teksa përdoreshin për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Një protestues shihej të vraponte me çadër të hapur kundër reve të tymit.

Rezidentët gjithashtu po shpërndanin mushama shiu në Mong Kok.

Shqetësim për freskinë e kolegëve protestues
Gazetari me bazë në Hong-Kong, Tom Grundy postoi një foto të protestuesve që shpërndanin deodorantë apo freskues bluzash për bashkëvuajtësit, pasi temperaturat ishin të larta dhe protestuesit të shumtë në numër.

Asnjë prej protestuesve nuk shkeli barin e lëndinës

Në një foto të protestës tregohej sesi në sheshin e mbushur plot protestuesit ishin hapur për të mos shkelur barin në lëndinën dekorative pranë monumentit të cenotafit të Hong Kongut.

Të qenit protestuesit më të pastër të zonës
Gazetarët evropianë raportonin sesi ata pastronin mbetjet e protestës e një dite më parë duke mbledhur bishta cigaresh e shishe plastike, prandaj dhe gjerësisht u quajtën ‘protestuesit më të sjellshëm’ në disa rrjete sociale.

Shumë dëshmitarë janë dakord se megjithë përplasjet e të dielës dhe hezitimin e qeverisë qendrore në Kinë, atmosfera nëpër rrugë është paqësore dhe dashamirëse. Por ka pasur dhe incidente ku udhëtarët dhe rezidentët u thërrasin protestuesve që të heqin dorë, që do të thotë se jo i gjithë Hong Kongu i mbështet demonstratat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat