Deti Aral në pikën e fundit (Foto)

Ndryshe

Deti Aral në pikën e fundit (Foto)

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 19:45

Liqeni i ndodhur në Azinë Qendrore, është tharë si rezultat i një projekti inxhinierik gjatë periudhës sovjetike për të devijuar lumenjtë në ndihmë të bujqësisë, por edhe për shkak të mungesës së reshjeve të shiut.

Në faqen e NASA-s “earthobservatory.nasa.gov” janë publikuar disa imazhe satelitore të kapura nga gushti i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2014.

Në to duket qartë se që nga viti në vit, pellgu lindor i Detit Aral pakëson sasinë e tij të ujit.

“Kjo është hera e parë që baseni lindor thahet plotësisht në kohërat moderne dhe ka të ngjarë që kjo të jetë hera e parë që ai të jetë tharë plotësisht në 600 vitet e fundit”, tha Filip Miklin, një ekspert i Detit Aral nga universiteti i Miçiganit.

Me qëllim për të rritur prodhimin e pambukut në rajonet afër stepave, inxhinierët sovjetikë në vitet `50 dhe `60 shmangën rrjedhën e dy lumenjve që derdheshin në liqen, Amu Darya dhe Syr Darya.

Si rezultat, shtrati i liqenit u ndot nga kimikatet e përdorura për kulturat bujqësore. Uji u bë gjithnjë e më i kripur, duke vrarë shumicën e specieve ujore dhe shkatërruar përfundimisht industrinë e peshkimit në rajon.

Tharja është ndikuar edhe nga faktorë atmosferikë, si mungesa e reshjeve në malet Pamir, të shtrirë midis Kazakistanit dhe Uzbekistanit, rrjedhat e të cilëve mbanin gjallë “shpirtin” e këtij baseni.


Viti 2000


Viti 2005


Viti 2010


Viti 2014

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat