Gjërat që mendojnë meshkujt kur shohin një femër lakuriq

Ndryshe

Gjërat që mendojnë meshkujt kur shohin një femër lakuriq

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 16:44

Vojerizmi (voyeurism – praktika e marrjes së kënaqësisë seksuale duke vështruar në objekte apo akte seksuale, sidomos fshehurazi) është “mashkull”! Sepse për meshkujt, ndjesia e ndjesive është pamja që ia merr mendjen! Vëzhgimi i një femre lakuriq ose i partneres, është thuajse i mjaftueshëm për të ndezur dëshirën e tyre seksuale. Ja atëherë se çfarë mendojnë meshkujt kur i vëzhgojnë femrat fshehurazi, ashtu siç i ka bërë mamaja.

“Është e mrekullueshme!”

Besojeni ose jo, ndërsa mashkulli juaj është duke ju parë heshturazi lakuriq, ka shumë të ngjarë që ju lavdëron me mendje, sidomos nëse është i dashuruar. Meshkujt nuk duan t’ia dinë për parregullsitë e trupit tuaj, sepse atyre u pëlqejnë edhe ato. Në të vërtetë, ata bezdisen më shumë nga paranojat e femrave, që shumë shpesh i bëjnë ato të pasigurta dhe nervoze që nga këmbët deri te koka!

“Ngrije shikimin!”

Për të mos u dukur shumë të pacipë, ndodh që meshkujt të sforcohen për t’i parë femrat në sy, edhe pse instinkti i çon ata që të përqendrohen diku tjetër. Është një gjest xhentilese, një përpjekje e vlerësueshme, edhe pse femrat janë mosbesuese në këtë pjesë.

“Çfarë të pasmesh!”

Shikimi i parë shkon pashmangshmërisht te të pasmet, që për ta, të thuash është fiksim, është shumë pak, siç e konfirmojnë pozicionet më të mira erotike të tyret. Por nuk është e vërtetë që i preferojnë vetëm të vogla dhe të forta.

“Po gjoksi, ku shkoi?”

Meshkujt tërhiqen instinktivisht nga gjoksi, por mbesin shumë keq kur ai “zhduket” si me magji në një moment të caktuar, kur heqin reçipetat për shembull. Dihet që ato të gjeneratës së fundit bëjnë mrekullira, por në shtrat nuk kanë asnjë vlerë! Ndaj, më mirë, mos i mashtroni meshkujt me numrat e mëdhenj të reçipetave, kur realisht nuk keni një gjoks të madh.

“Çfarë kuptimi mund të ketë vallë ai tatuazh?”

Tatuazhet me emër dhe iniciale në trupin e një femre i vënë meshkujt përpara një ndjesie kërcënimi. Nëse i vëzhgojnë në mënyrë shumë kurioze, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, me siguri që në kokën e tyre ka rënë alarmi, gjë e cila ka fuqi të “shkatërrojë” edhe dëshirën e tyre më të zjarrtë seksuale.

“Çfarë lëkure!”

Pa marrë parasysh nëse keni apo nuk keni vendosur kremra apo locion, lëkura juaj për të do të jetë e ngjashme me lëkurën e një bebeje. Në fakt, lëkura e mashkullit në krahasim me atë të femrës për 20% është më e trashë, prandaj edhe kur ju mendoni se lëkura juaj është e ashpër, për të mbetet shumë e butë. Pos kësaj, meshkujt kanë lëkurë më të yndyrshme, kështu që lëkura e tij mbi lëkurën tuaj do të rrëshqasë sikur të ishte prej mëndafshi.

“Çfarë fati që kam”

Meshkujt kur ju shohin përballë vetes lakuriq, mendojnë se janë shumë me fat, për më tepër kur kanë edhe mundësinë që të kalojnë një natë të bukur, edhe pse këmbët tuaja mund të jenë me celulit apo të patonifikuara.

“Më në fund!”

Mezi presin orën për t’ju parë dhe riparë lakuriq, nuk u intereson aspak që ka kaluar vetëm një ditë nga hera e fundit, pa ta është gjithmonë një “Më në fund!”.

“Do të doja që kjo natë të mbetej e paharruar”

Meshkujt janë shumë krenarë për arritjet e tyre në shtrat, ndërsa që në momentin kur ju shohin, dëshirojnë që t’ju krijojnë një përshtypje që ta mbani mend për një kohë të gjatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat