Është 85 vjeç dhe jeton pa bukë dhe ujë

Ndryshe

Është 85 vjeç dhe jeton pa bukë dhe ujë

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:13

Prahlad Jani është një i moshuar 85-vjeçar që jeton në një shpellë në Amba, Indi, pa ushqim dhe ujë që prej 74-vitesh.

Indiani u largua nga shtëpia kur ishte shtatë vjeç, dhe në moshën 11-vjeçare u bekua nga perëndesha, Amba. Sot ai thotë se është duke kërkuar një mister shpirtëror.

Që prej asaj kohe ai kurrë nuk ka konsumuar ushqim apo ujë, ndërsa mbijeton nga nektari, i cili është filtruar përmes një vrime në gjuhën e tij. Ai ka deklaruar se si pasojë e kësaj jete që bën, ai nuk urinon asnjëherë.

Ndoshta duket shumë e çuditshme, por ky fat është konfirmuar edhe nga një ekip prej 30 shkencëtarësh të cilët i kanë bërë një seri analizash shëndetësore të moshuarit.

Nëpërmjet një kamere vëzhguese, ata zbuluan që ai jeton në një shpellë, pa ngrënë dhe pa pirë. Ky fenomen i la pa fjalë mjekët, të cilët mundohen ta shpjegojnë këtë fakt përmes një transformimi biologjik të trupit të 85-vjeçarit.

“Ne besojmë se trupi i tij ka kaluar transformimin biologjik, si rezultat i meditimit dhe jogës së fuqishme në një mjedis krejtësisht të natyrshëm, në të cilin ai jeton”, pohojnë mjekët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat