Kili, vajzës 1 vjeç i ngec ibriku në kokë

Ndryshe

Kili, vajzës 1 vjeç i ngec ibriku në kokë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 22:59

Një fëmijë një vjeç e gjysmë ka shpëtuar për fije të perit, pasi duke lozur kishte futur kokën në një ibrik. Kanë qenë forcat zjarfikëse ata që e kanë hequr ibrikun nga koka e fëmijës, pas telefonatës së nënës së tij për ndihmë.
Ky incident i çuditshëm, por njëkohësisht i zakonshëm për fëmijët e vegjel ka ndodhur në Kili, në qytetin Chepica, 180 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago. Nëna e vajzës , Daniela Lopez, e shokuar nga ngjarja rrëfen ngjarjen.
“Shkova të përgjijem në telefon pasi po binte pa pushim dhe kur u ktheva pashë që ajo kishte futur kokën në ibrik. Pastaj vajza qante sepse nuk dinte të hiqte ibrikun, ndërkohë unë telefonava burrin tim pasi ishte e pamundur ta hiqja vetë.”
Fëmija u dërgua në spital në qytetin e afërt të Santa Cruz, me qëllim që mjekët të asistonjnë në momentin e hqjes së ibrikut.
Megjithatë, puna e zjarrfikësve ishte e veshtirë pasi metali I ibrikut ishte i vështirë për tu prerë. Me ndihmën e pajisjeve të specializuara, zjarrfikësit arritën të shpëtojnë vajzën, e cila ndohet në gjendje të mirë shëndetësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat