Gruaja i’u mbijeton 29 infarkteve brenda 24 orëve

Ndryshe

Gruaja i’u mbijeton 29 infarkteve brenda 24 orëve

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 18:23

Iu mbijetoi 29 atakeve kardiake në harkun e 24 orëve. Mbijetesa e Lucia Cassidy cilësohet si mrekulli. Nëna e tre fëmijëve nga Anglia, po luante me të vegjlit e saj kur ra përtokë, për shkak se ndihej keq. Kishte dhimbje të forta në stomak dhe u dërgua në spital, por brenda 24 orëve, gruaja u përball me 29 infarkte të cilët përsëriteshin vazhdimisht. Shkak për goditjet në zemër u bë një sëmundje e rrallë që mund të rezultojë vdekjeprurëse. Sëmundja shkakton të fiktë dhe goditje në zemër, e nëse nuk kapet në kohë, mund të rezultojë vdekjeprurëse. Tashmë gruaja është mirë dhe në sajë të një pajisje arrin të mbajë situatën nën kontroll dhe të zhvillojë një jetë normale. “Kisha shumë frikë për vete, por kryesisht për fëmijët e mi. Kur isha në spital për shkak të gjendjes në të cilën ndodhesha mendova se nuk do ti shikoja më”, thotë Cassidy. Aktualisht ajo ndjek një kurë të rregullt dhe për shkak të një pajisje pacemaker, duke u këshilluar me mjekët, synon të intensifikojë aktivitetin fizik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat