70 vite martesë, por të dashuruar si ditën e parë

Ndryshe

70 vite martesë, por të dashuruar si ditën e parë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 00:29

Kujtojnë momentin kur kanë dhënë puthjen e parë të dashurisë, pasi kanë kaluar plot 70 vite nga martesa e tyre dhe janë po aq të dashuruar sa ditën e tyre të parë.
Bëhet fjalë për çiftin Ingeborn Vardin, 90 vjeçe dhe Manfred Vardin, 93 vjeç, që kanë kaluar plot 70 vite sëbashku.

Çifti Vardin tregojnë hirtorinë e tyre të njohjes, gjatë një kërcimi për herë të parë sëbashku, në lindje të Prusisë, në vitin 1939.

Në dashurinë tyre nuk ka ndryshuar asgjë që nga ajo ditë, përveç disa rrullave, që numërojnë momentet e lumturisë së tyre.
90 vjeçaria tregon se si bashkëshorti i saj edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, nuk harron ta puthë në dorë dhe në ballë atë para se të flejë gjumë. Ndërsa shton se për çdo përvjetor i sjell trendafila të bardhë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat