Dikur fitonte 20 USD në muaj, tani një nga njerëzit më të pasur

Ndryshe

Dikur fitonte 20 USD në muaj, tani një nga njerëzit më të pasur

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 22:42

Lajmi se kompania Alibaba u hodh me sukses në bursën e Nju Jorkut ka pushtuar mediat.

Nuk janë të shumtë ata që kanë dëgjuar për këtë kompani interneti, por ajo është një sukses i jashtëzakonshëm në Kinë.

Suksesi në bursë i garanton themeluesit të saj, Jack Ma, një pasuri përrallore.

Tani ai është katapultuar mes 100 njerëzve më të pasur në planet.

Por përpara se pasuria e tij të kapte qiellin me këtë gjigand të internetit, që dominon ekonominë online në Kinë, Ma ishte një varfanjak me plot kuptimin e fjalës.

Ai u rrit në Hangzhou, ku mësoi anglisht në një shkollë lokale.

Duke shpresuar për të kapur një punë, ai u drejtua tek rrjeti i restoranteve KFC, por ata e refuzuan.

Me pak fat, ai udhëtoi në SHBA ku punoi si përkthyes.

Aty mësoi për herë të parë për internetin dhe të rinjtë që po bëheshin miliarderë falë kësaj shpikje.

Duke ndjekur shembullin e tij, personazhin Forrest Gump në filmin me këtë titull të Tom Hanks, ai kapi majat.

“Heroi im është Forrest Gump. Sa herë që jam në nevojë ose i frustruar, e shoh atë film,” tha Ma për CNBC.

“Nuk ka rëndësi se çfarë ndryshon, ti je ai që je. Unë jam një budalla- 15 vjet më parë fitoja vetëm 20 dollarë në muaj”.

Aksionet e Alibabës u shitën për 93 dollarë në bursë.

Kompania e tij ka një vlerë prej 230 miliardë dollarë, pak mbi gjigandin “Procter and Gamble” dhe pak më poshtë se “JP Morgan Chase”.

Alibaba tani është më e vlefshme se Facebook.
Ma tani mendohet se ka një pasuri prej 14 miliardë dollarë. Kjo e vendos atë në vendin e 71-të të pasanikëve më të mëdhenj në botë, përpara mogulit të medias, Rupert Murdoch dhe dizajnerit Giorgio Armani.

Por çfarë është Alibaba?

Është një ekosistem online, që lejon individët dhe bizneset e vogla që të shesin dhe blejnë.

Thuhet se kjo është përgjigjia kineze për eBay, por shet më shumë se eBay dhe Amazon së bashku.

Faqja ka më shumë se 279 milionë blerës aktivë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat