Aktorja e filmave pornografikë deklaron, Robert De Niro, mashkulli më i mirë për seks

Ndryshe

Aktorja e filmave pornografikë deklaron, Robert De Niro, mashkulli më i mirë për seks

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 00:32

Charmaine Sinclair, aktorja e njohur e filmave pornografikë ka tërhequr vëmendjen e shtypit rozë me një deklaratë që i ka lënë shumë persona gojëhapur, shkruan “Bild”.

“Seksi më i mirë që kam bërë në jetë ka qenë me aktorin Robert De Niro”, tha aktorja e filmave me drita të kuqe. “Me siguri asnjëherë nuk do të takoj një mashkull të tillë. Ai është më i miri” – është shprehur aktorja, e cila tregon se ka qenë për dy vite e lidhur me De Niron.

Edhe 71-vjeçari ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me yllin pornografik, pasi në vitin 1998 ishte marrë në pyetje nga policia me dyshimin për pjesëmarrje në një rrjet prostitucioni.

“Me të kam bërë seks në vilën time në St. Tropez dhe asnjëherë nuk më ka kërkuar para e as i kam ofruar” – ka thënë De Niro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat