Flinte gjumë, 17 vjeçarja goditet me thikë në kokë nga i dashuri (Foto)

Ndryshe

Flinte gjumë, 17 vjeçarja goditet me thikë në kokë nga i dashuri (Foto)

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 20:05

Nuk pranonte përfundimin e historisë së tyre të dashurisë, kështu që një djalë i riu hyri natën në shtëpinë e ish- të dashurës së tij dhe tentoi që ta vriste. 17 vjeçarja amerikane Sophia Putney-Wilcox rrezikoi jetën për shkak të xhelozisë së sëmurë dhe sulmit të të dashurit. Adoleshentja nga Michigan kishte marrë vendim për tu ndarë me të dashurin, madje prej afroi një viti ata nuk ishin më bashkë, pavarësisht insistimeve të tij. Kështu Sophia u “ndëshkua” pasi u sulmua nga i riu me thikë në kokë, gjatë kohës që flinte. Ishte vëllai i adoleshentes ai që dëgjoi zhurmat, duke arritur që ta largojë agresorin, pasi e qëlloi me një shkop, me të cilin aksidentalisht qëlloi edhe të motrën. Tashmë Sophia është fizikisht mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën, por ka vështirësi të shumta psikoloigjike për të kapërcyer dhunën që ka pësuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat