Testet Cila mund të jetë përgjigjja e saktë, sipas logjikës së hartuesve?

Ndryshe

Testet Cila mund të jetë përgjigjja e saktë, sipas logjikës së hartuesve?

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 20:53

Herën tjetër që do të viheni përpara një testi, kujtoni sekretet e mëposhtme për të marrë pikët maksimale, edhe në rastet kur nuk i dini përgjigjet e vërteta. Disa studiues kanë kuptuar logjikën që drejton ata që hartojnë testet, duke e bërë më të thjeshtë plotësimin e saktë

Fatet tona në shkollë dhe më përtej saj janë të vendosura nga provimet e shkurtra me alternativa, nga provimet përfundimtare dhe provimet e licencës. Disa janë me rrethimet ‘e vërtetë’ apo ‘e gabuar’ ose me më shumë alternativa. Nëse ju nuk keni të qartë një pyetje, zakonisht filloni të hamendësoni. Por a mund të ketë mënyra të tjera për të zgjedhur përgjigjen e saktë, pa e ditur atë?

Universitetet zakonisht postojnë online pikët e provimeve të mëparshme dhe zgjidhjet e sakta. Studiuesit morën të dhëna nga 100 provime, 34 nga shkollat dhe kolegjet, dhe 66 nga burime të tjera, në total 2456 pyetje. Provimet përfshijnë shkolla, kolegje dhe qendra që shpërndajnë licenca profesionale, provime teorike patente nga 10 shtete të ndryshme të SHBA-së. Ja disa strategji që mund të ndihmojnë një person që i duhet të hamendësojë për përgjigjen e saktë.

Artikujt e gazetave dhe tekstet e librave, i udhëzojnë mësuesit t’u ndryshojnë vendin pyetjeve të sakta, në mënyrë rastësore. Por qeniet humane janë të dobëta në zgjedhjet rastësore, si në biletat e lotarive ose në lojën me letra. Çdo njeri është ndryshe nga tjetri. Disa shqetësohen për përgjigjet e tyre rastësore, ndërsa disa të tjerë nuk i mendojnë fare. Informacionet e grumbulluara sugjerojnë se ju mund të mbështeteni në disa ‘truke’ kur shkoni për të dhënë një provim.

E vërtetë apo e gabuar?

Le ta fillojmë me testet e tipit ‘e vërtetë’ apo e ‘gabuar’. Mësuesit i përdorin këto teste, sepse ato janë më të thjeshta për t’u hartuar dhe për t’u korrigjuar. Ata që përgatisin testet ‘e vërtetë’ apo ‘e gabuar’ i hartojnë strategjitë, duke gjykuar nga këndvështrimi i një studenti që supozon, e kjo është gjë e mirë. Dy gjëra janë të dallueshme. Njëra është se përgjigjet e vërteta janë më shumë se përgjigjet e gabuara. Në një mesatare të ndarë 56 përgjigje të vërteta dhe 44 të gabuara.

Nuk është e vështirë të shpjegohet. Zgjidhjet e sakta të vijnë më lehtë në mendje. Kujtimi i një fakti të vjen më shpejt sesa të shpikësh një gënjeshtër. Ata që përgatisin testet, ndjekin rrugën më pak të qëndrueshme dhe bëjnë teste me më shumë përgjigje të vërteta. Ndërsa tjetra është se ka më shumë alternativa “e vërtetë – e gabuar – e vërtetë – e gabuar” se ç’duhet në një renditje të rastësishme.

Çelësi i përgjigjeve

Nuk është aq i rastësishëm sa ç’duket. Një mënyrë për të gjykuar rastësinë, është të llogarisim sa herë një përgjigje të saktë ose të gabuar, e cila është ndjekur nga po e njëjta përgjigje e saktë apo e gabuar. Kjo ndodh vetëm shtatë herë në 19 pyetje, tek e 20-a, përgjigjja pastaj nuk ka sukses. Shansi që pyetja tjetër të jetë ndryshe nga ajo përpara, është 63%. Është më shumë se 50% për një renditje të rastësishme.

Ju nuk mund të supozoni në çdo pyetje. Në të shumtën e rasteve, ju i dini disa përgjigje të sakta, përpara se të hasni një pyetje të vështirë. Kjo ju ndihmon në strategjinë që do të bëni: Shikoni të gjithë testin, plotësoni pyetjet që dini, përpara se të filloni të supozoni. Shikoni përgjigjet përpara dhe pas një pyetjeje. Kur dy pyetje njëra pas tjetrës janë të sakta ose e kundërta, supozoni të kundërtën për pyetjen pasardhëse.

Kur duhet që përgjigjet të jenë ndryshe nga njëra-tjetra, supozoni “e vërtetë”, sepse përgjigjet e vërteta janë më të mundshme. Gjithashtu, ka mundësi të vlefshme edhe në provimet me zgjedhje. Në testet me tri alternativa A, B dhe C, të tria kanë shanse të barabarta për të qenë të sakta.

Kur janë katër alternativa, përgjigja e dytë (B) është më e favorizuar të jetë e saktë, në 28% të herëve. Përgjigjja e fundit (E) është përgjithësisht e saktë në 23% të herëve. Përgjigjja e mesme (C) më pak e favorizuar, 17%.

Përpjekjet e rastësishme

Duket se përgatitësit e testeve i përpjesëtojnë intuitivisht në mënyrë të drejtë tri alternativat, por nuk mund ta bëjnë këtë kur janë më shumë se tri mundësi. Sa më shumë rritet numri i alternativave, rastësia e përgjigjeve të sakta ulet. Si radhitje, zgjidhni përgjigjen e dytë (B) në testet me katër alternativa, dhe përgjigjen e pestë (E) në testet me pesë alternativa.

Një tjetër gjë befasuese është se përgjigjja “asnjëra nga të gjitha” është më shumë e mundshme për të qenë e saktë. Në një test me katër alternativa përgjigjja “asnjëra” ishte korrekte në 65% të herëve. Dhe 52% e saktë nga të gjitha provimet në total. Tjetër rregull interesant është se përgjigjja më e gjatë, është më shumë e mundshme të jetë e saktë.

Hartuesit e testeve duan të sigurohen që përgjigjet e sakta të jenë të padukshme. Shpesh këto përgjigje kanë një gjuhë të kualifikuar.

Deja vu

Një rregull i fundit: gjithmonë besojini instinktit tuaj. Kjo funksionon, edhe pa një sistem. Kur ndiheni plotësisht të humbur, pyetni veten: Cila nga përgjigjet është më familjare për ju? Përgjigjet e sakta janë më shumë familjare me ju. Ndoshta ju mund ta dini përgjigjen, por ndodh që ta keni harruar. E gjitha kjo është një ndjesi e vakët e deja vu-së. Supozoni përgjigjen deja vu. Asnjëra nga këto metoda nuk mund ta zëvendësojë dot përgatitjen. Por nëse puna juaj përgatitore është e dobët, këto truke do ju ndihmojnë të bëni një provim jo të keq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat